10:05 / E Hënë, 09 Korrik 2018 / indeksADMonline

Studimi i madh nuk gjen asnjë provë se kanabisi largon dhimbjen kronike

Një studim i madh që shtrihet gjatë një periudhe 4-vjeçare sfidon besimet popullore, pasi që nuk ka gjetur asnjë dëshmi se përdorimi i kanabisit përmirëson simptomat e dhimbjes kronike.

Në vend që t’i përmirësojë ato, kanabisi mund të përkeqësojë simptomat e dhimbjes kronike, sugjeron studimi i ri, transmeton Indeksonline.

Gjithnjë e më shumë njerëz po marrin opioide me recetë për menaxhimin e dhimbjeve, duke e bërë fenomenin “një shqetësim për shëndetin publik në botë”.

Nga të gjitha vendet në botë, Amerika e Veriut ka përdorimin në mënyrë proporcionale më të lartë të opioideve me recetë.

Për shkak të efekteve anësore të opioideve dhe natyrës shumë problematike, hulumtuesit dhe pacientët tani po kthehen në marihuanë mjekësore ose kanabis, si një alternativë potencialisht më e sigurt.

Në veçanti, menaxhimi i dhimbjes kronike që nuk lidhet me kancerin është arsyeja më e shpeshtë për përdorimin mjekësor të marihuanës, të paktën në Shtetet e Bashkuara.

Gjithashtu, në mesin e atyre opioideve të përshkruara për menaxhimin e dhimbjeve kronike, shpresa është se kanabisi do t’i ndihmonte ata që të reduktonin barnat me recetë.

Megjithatë, dëshmitë klinike në mbështetje të përfitimeve të kanabisit për menaxhimin e dhimbjes kronike, jo asaj të kanceri, kanë qenë të pakta ose të diskutueshme. Ekziston mungesa e studimeve klinike afatgjata dhe të studimeve të testimit nëse përdorimi i kanabisit redukton nevojën për opioidet.

Hulumtuesit kanë përfshirë në mostër mbi 1.500 pjesëmarrësish me dhimbje kronike pa kancer, për një periudhë 4 vjeçare. Studimi, i cili është një nga më të mëdhenjtë të këtij lloji tani është botuar në revistën “Lancet Public Health”./Indeksonline/