75 Mall Live Search
20:49 / E Enjte, 05 Shtator 2019 / indeksADMonline

Studimi i Oksfordit: Vegjetarianët kanë 20% më shumë risk për iktus

Një studim 18 vjeçar i universitetit të Oksfordit premton të rrisë ende më shumë debatin midis mishngrënësve dhe vegjetarianëve.

Sipas hulumtuesve, që kanë studiuar rreth 50 mijë persona nga fillimi i shekullit, personat që ushqehen ekskluzivisht me fruta dhe perime kanë një mundësi rreth 20% më të madhe se të tjerët për të pasur një iktus në tru.

Statistika arrin këtë përqindje në veçanti nga iktusi i tipit hemorragjik, që ndodh kur gjaku nga një arterie fillon të rrjedhë në tru.

Në të njëjtin studim, i botuar në British Medical Journal, shkencëtarët kanë gjetur se vegjetarianët nga ana tjetër kanë një risk më të vogël për të pasur sëmundje të zemrës.

Studiuesit janë të ndarë në vlerësimin e studimit, por Tracy Parker, një nga ekspertët dietistë të British Heart Foundation, tregon sipas tij vijën ideale të ushqyerjes. “Nuk ka rëndësi në qoftë se je mishngrënës, vegjetarian apo vegan, është një detyrim dieta e balancuar, konsumimi i frutave dhe perimeve, drithërave, groshëve, dhe farave të ndryshme”.