13:35 / E Martë, 19 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Studimi i ri: ADN-ja juaj mund të jetë fajtore pse jeni të vetmuar

Disa njerëz mund të jenë të prirur gjenetikisht të jenë të vetmuar, sugjeron një studim.

Të qenit i izoluar në shoqëri con në një “varr” të hershëm dhe konsiderohet të jetë po aq e dëmshme sa pirja e 15 cigareve në ditë.

Dhe, kërkimet e reja në një grup deri në 200 njerëz, zbuluan se disa prej tyre zgjedhin të jenë të vetmuar për shumicën e jetës së tyre.

Një ekip i shkencëtarëve ndërkombëtar beson se kjo sugjeron se izolimi i tyre është shkaktuar nga një tipar i vazhdueshëm ose tipar që ata nuk janë në gjendje ta kontrollojnë, transmeton Indekosnline.

Studiuesit nga universitet e Exeter, Puerto Rico dhe Pennsylvania thanë se shkaku është një përzierje e gjeneve të tyre.

Faktorët e tjerë si mosha, gjinia dhe madhësia e familjes mund të luajnë një rol, pohon Dr Lauren Brend, nga departamenti i psikologjisë së Exeter.

Ajo tha: “Kuptimi i izolimit social është me të vërtetë i rëndësishëm dhe studimi i makakëve mund të na japë të dhëna për sjelljen e njerëzve”.

“Izolimi  është epidemia më e fundit në mesin e njerëzve, dhe hulumtimet kanë sugjeruar se është po aq e keqe për në sa pirja e 15 cigareve në ditë”.

Sa njerëz janë të vetmuar?

Rreth 1.1 milion mbi 65 vjeç  në Mbretërinë e Bashkuar janë kronik të vetmuar, tregojnë shifrat. Një raport i kësaj jave zbuloi se nëntë milionë të rritur vuajnë nga vetmia “ e dëmshme”- e përshkruar si një “epidemi sociale”

Studimi gjithashtu sugjeroi se 72 për qind e amerikanëve përjetojnë vetminë në një moment.

Por, duke qenë kronik i vetmuar lë të rriturit në rrezik për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës dhe të çmendjes, tregojnë studimet./Indeksonline/