75 Mall Live Search
21:07 / E Martë, 25 Maj 2021 / AR

Studimi i ri, bebet që lindin nën peshë plaken më shpejt

Bebet e gjinisë mashkullore që lindin nënpeshë, kanë tendencë të plaken me shpejt biologjikisht.

Rezultati mbërrin nga një studim i gjerë i kryer në një periudhë të gjatë kohore që prej vitit 1977 nga Universiteti i McMaster në Canada, i publikuar në revistën shkencore Pediatrics, shkruan Tv Klan.

Kërkuesit kanë konfrontuar të dhënat, testet biokimike dhe genet e të rriturve të lindur nën peshë, me ata të lindur në peshë normale. Duke krahasuar dy moshat biologjike në përfundim doli një diferencë që përllogaritet prej rreth 5 vitesh mes dy grupeve, por vetëm në gjininë mashkullore. Ndërsa tek femrat nuk ndjehej dhe as është dalluar asnjë diferencë.

Sipas autorëve të studimit, arsyeja mund të qëndrojë tek stresi fiziologjik që I porsalindur duhet të përballojë, dhe ndoshta meshkujt e përballojnë me më shumë vështirësi.

Studiuesit theksojnë se në këtë kategori bëjnë pjesë bebe që në lindje peshojnë më pak se 1 kg. sipas tyre, kur këta janë adultë, për të evituar plakje biologjike me të theksuar në krahasim me moshatarët e tyre, duhet të jenë më të kujdesshëm në një regjim ushqimor të shëndetshëm, të kenë gjumë të rregullt, dhe të krijojnë lidhje të mira e të forta shoqërore për të patur një shëndet psikoemotiv sa më efikas.