Studimi i ri: Çdo ditë me covid19, po infektohen 2mijë e 300 britanikë

Çdo ditë me koronavirus, sipas shkencëtarëve preken 2mijë e 300 britanikë.
Aplikacioni COVID Symptom Tracker i King’s College London, vlerëson se rastet në Mbretërinë e Bashkuar janë tkurrur brenda një jave.
Studiuesit, janë duke punuar së bashku me kompaninë e teknologjisë shëndetësore ZOE, të cilët kanë mbledhur të dhëna për simptomat dhe rezultatet e provës nga një milion qytetarë në Mbretërinë e Bashkuar që nga fillimi i pandemisë.
Javën e kaluar ata përdorën këto të dhëna për të njoftuar se kishte 3mijë e 612 njerëz që u preken nga virusi çdo ditë në Britani, – 35 përqind më shumë sesa shifra e sotme prej 2.341, shkruan Daily Mail- transmeton Indeksonline.
Të dhënat sugjerojnë se virusi po përhapet më gjerësisht në Midlands, i cili po regjistron 716 raste ditore, mbi 330 në Veri-Lindje dhe Yorkshire dhe 319 në Lindjen e Anglisë./Indeksonline/