21:23 / E Mërkurë, 16 Tetor 2019 / indeksADMonline

Studimi i ri: Gratë që pinë më shumë se dy filxhanë në ditë rrezikojnë abort të shtatëzanisë

Gratë që janë duke u përpjekur të ngjizin ose janë shtatzëna duhet të reduktojnë plotësisht produktet që përmbajnë kafeinë për të minimizuar rrezikun e humbjes së foshnjës së tyre, kanë paralajmëruar shkencëtarët.

Një hulumtim është bërë tek 1200 gra, ku rezultoi se nivele të ulëta të kafeinës paraqesin rrezik si para ashtu edhe gjatë shtatëzanisë.

Kështu, konsiderohet se dy gota kafe në ditë janë të sigurta, por më shumë mund të çojnë në një peshë të ulët të lindjes, ose edhe të abortit.

Tema është shumë e debatuar sepse ka prova që kafeina – e cila është gjithashtu në çaj dhe pije energjetike – nuk ka asnjë efekt tek foshnjat në bark.

Studimi, i udhëhequr nga Instituti Kombëtar i Shëndetit i ShBA-së, nuk është botuar dhe do të paraqitet në kongresin e Shoqatës Amerikane për Mjekësi Riprodhuese (ASRM) në Filadelfia.

Tutje, studiuesit pohojnë se nivel i konsumit të kafeinës gjatë shtatëzanisë mund të rrisë rrezikun e humbjes së fëmijës, veçanërisht në muajt e parë të shtatëzanisë. /Indeksonline/