13:15 / E Enjte, 30 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Studimi i ri: Meshkujve që u bien flokët më herët kanë gjasë të kenë probleme me zemër

Meshkujt që bëhen tullac ose u bien flokët para në moshë të re, kanë gjasë pesë herë më shumë që të kenë sëmundje të zemrës para se të bëhen 40 vjeç.

Sipas një studimi të ri, rënia e flokëve tek meshkujt tregon një faktor të fortë të rrezikut për sëmundjen e zemrës.

Sipas autorit të studimit, Doktori, Sachin Patil nga Instituti i Kardiologjisë në Indi, kjo sëmundje është duke u rritur tek të rinjtë.

Studimi ka krahasuar 790 burra me sëmundje arterie koronare  nën moshën 40 vjeç dhe 1 mijë e 270 burra të shëndoshë që përputheshin me moshën.

Pjesëmarrësve u dhanë rezultate bazuar në nivelet e rënies së flokëve dhe zbardhjen e tyre si dhe testeve të gjakut, transmeton Indeksonline.

Hulumtuesit zbuluan se të rinjtë me sëmundje arterie koronare kishin shumë më tepër gjasa të ishin para kohe të prekur nga rënia e flokëve, sesa individët e shëndetshëm./Indeksonline/