10:22 / E Premte, 20 Nëntor 2020 / OSH

Studimi i ri: Puna ecën ‘vaj’ me tri ditë pushimi në javë

Një kompani shërbimesh në Zelandën e Re e quajtur “Perpetual Guardian”, i uli ditët e punës, nga 5 ditë në 4 ditë në javë, duke ruajtur të njëjtën pagesë.

Pas këtij eksperimenti, u vu re se produktiviteti i  punonjësve u shtua dhe nuk pësoi as rrudhjen më të vogël të nivelit të punës së bërë.

Eksperimenti u monitorua nga akademikë të Universitetit të Aucklandit, të cilët vunë re se në radhët e stafit, niveli i vlerësimeve të dhëna për lidership, stimulim, fuqizim e angazhim pësuan rritje që të gjitha, krahasuar me vitin 2017.

Ndërkohë niveli i stresit pësoi rënie nga 45% në 38%.

Ky eksperiment, i ndjekur me shumë kujdes nga politikdhënës e politikbërës në të gjithë botën, dhe ka shtuar shpresa për një ekuilibër të mirë mes jetesës dhe punës në të ardhmen.