Studimi: Njerëzit me kancer në gjak më të rrezikuar nga Covid19, edhe pas dozës së parë të vaksinës

Një studim i vogël dhe hulumtimi i parë sugjeron që pacientët me kancer mund të mbrohen shumë më pak nga Covid-19 sesa të tjerët pas një doze të vaksinës “Pfizer”, shkruan BBC-i, transmeton IndeksOnline.
Gemma Peters, shefi ekzekutiv i kancerit të gjakut në Mbretërinë e Bashkuar, tha:
Ne kemi qenë të shqetësuar për sa mbrojtje do t’u japin vaksinat njerëzve me kancer në gjak, sepse vaksinat zakonisht nuk funksionojnë aq mirë për njerëzit me sistem imunitar të kompromentuar. Megjithëse ka pasur një gamë të ngushtë njerëz për studim është një lajm shqetësues.
Kjo do të thotë që nëse keni kancer të gjakut, është e rëndësishme që të mos supozoni se keni mbrojtje edhe pasi të keni marrë vaksinën, veçanërisht pas vetëm një doze dhe të vazhdoni të jeni të kujdesshëm për të shmangur Covidin. Por ndërsa ky lajm është shqetësues, njerëzit me kancer në gjak duhet patjetër të vaksinohen dhe madje një shans më i vogël për mbrojtje është shumë më i mirë se asnjë.
Ajo bëri thirrje për kërkime të mëtejshme, të cilat tha se Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar as nuk i ka dhënë përparësi e as nuk i ka financuar dhe u kërkoi zyrtarëve të marrin në konsideratë nëse pacientët me kancer duhet të marrin dozën e dytë më shpejt./IndeksOnline/