10:22 / E Enjte, 14 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Studimi: Pirja e duhanit ju bën më pak tërheqës ndaj gjinisë së kundërt

Dëshmitë e fundit tregojnë se pirja e duhanit me të vërtetë ju bën më pak tërheqës ndaj seksit të kundërt.

Ky pra është fakti se njerëzit të cilët nuk konsumojnë cigare janë më tërheqës apo duke më mirë se ata që e konsumojnë.

Në këtë hulumtim u përfshin 500 binjak ku njëri tymoste ndërsa tjetri jo, për ta zgjedhur se kush është më tërheqës.

Meshkujt gjetën se femrat jo-duhan pirëse ishin më tërheqëse në dy të tretat e rasteve, ndërsa gratë zgjodhën meshkujt jo-duhanpirës në 68 për qind të rasteve më tërheqës, transmeton Indeksonline.

Profeson Ian Penton-Voak, një bashkautor i studimit nga Universiteti i Bristolit, tha: “Njerëzit hipotezojnë se pirja e duhanit shkakton dëmtim të lëkurës dhe pamjes, por kjo është e vërtetë dhe kjo u pa edhe në këta binjak të cilët janë gjenetikisht identik”.

“Duka duket të jetë e rëndësishme për njerëzit, veçanërisht për të rinjtë, kështu që ne mund të përdorim këto gjetje si një bazë për të ardhmen për të shtyrë njerëzit të lënë duhanin”, ka shtuar ai.

Pirja e duhanit mund të përshpejtojë plakjen normale, edhe pas vetëm një dekade. Nikotina shkakton ngushtimin e enëve të gjakut në shtresat më të jashtme të lëkurës, ndërsa kimikatet në tym të duhanit dëmtojnë kolagjenin dhe elastinën, të cilët i japin lëkurës elasticitetin e saj.

Rrudhat që shkakton kjo, shtohen nga shprehjet e fytyrës të bëra gjatë pirjes së duhanit./Indeksonline/