75 Mall Live Search
09:26 / E Mërkurë, 27 Mars 2024 / MSH

Studimi: Shpërndarja falas e cigareve elektronike mund të shpëtojë jetë

Shpërndarja falas e cigareve elektronike për duhanpirësit në departamentet e A&E, mund të “shpëtojë mijëra jetë”, raporton BBC.

Sipas një studimi të ri te Universitetit të Anglisë Lindore, një gjë e tillë është e mundshme, transmeton Indeksonline.

Studimi është bërë mes janarit dhe gushtit të vitit 2022.

Në të kanë marrë pjesë qindra duhanpirës, të cilët zëvendësuan cigaret e tyre normale me ato elektronike, për t’u vlerësuar zakonet e tyre të konsumimit pas gjashtë muajsh.

Sipas Universitetit, aplikimi mund të rezultojë që më shumë se 22 mijë njerëz të lënë duhanin çdo vit.

Gjatë vizitave në A&E, rreth 484 pacientëve, të cilët pinin duhan çdo ditë, iu ofruan këshilla nga një këshilltar për ndalimin e pirjes së duhanit, së bashku me një çantë fillestare të cigareve elektronike dhe rekomandime për të ndaluar pirjen e duhanit.

Grupit të dytë prej 488 pacientësh iu dha informacion me shkrim se si të aksesonin shërbimet e ndalimit të pirjes së duhanit, por nuk u referuan drejtpërdrejt.

Doktori i këtij Universiteti, Ian Pope, tha se beson në rezultatet e këtij studimi.

“Ne besojmë se nëse kjo ndërhyrje do të zbatohej gjerësisht, ajo mund të rezultojë në më shumë se 22,000 njerëz shtesë që të lënë duhanin çdo vit,” shtoi ai.