15:15 / E Enjte, 08 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Studimi thotë se të kryesh marrëdhënie me ish-in, nuk e bënë më të vështirë rikuperimin pas ndarjes

Të përfundosh një marrëdhënie është gjë e vështirë, por me kohë edhe një ndjenjë e tillë shuhet.

Sipas një studimi në një revistë britaneze, thuhet se të shkosh përsëri me ish-in mund të mos jetë edhe aq e dëmshme sa keni menduar.

Për këtë çështje janë zhvilluar dy eksperimente, ku në të parin janë shqyrtuar përvojat e 113 personave të cilët kohën e fundit u ndanë me dikë dhe në këtë anketë janë pyetur se nëse kanë kryer marrëdhënie me ish partnerët, si ndihen.

Dhe po ashtu, në eksperimentin e dytë janë marrë çifte që kanë kohë të ndarë, por kanë kryer marrëdhënie edhe pas ndarjes.

Sipas këtij studimi, hulumtuesit kanë ardhur në përfundimin se personat që përfshihen përsëri në marrëdhënie me të njëjtin person nuk i pengon nga rikuperimi i ndarjes.

Ndonëse kishin shumë gjëra të përbashkëta, shumë nga këta persona nuk kishin qëllime të rilidheshin, nënvizon studimi.

Sipas studiueses, Madeline Mason Roantree e cila është gjithashtu edhe psikologe një ndarje nuk bëhet më e vështirë në këto raste, por gjithsesi kjo varet edhe nga personi./Indeksonline/