11:06 / E Enjte, 03 Shtator 2020 / indeksADMonline

Studimi, trajtimi me steroide ul nivelin e vdekjeve të pacientëve me Covid-19

Sipas një studimi të bërë nëpërmjet disa analizave ditën e mërkurë shkencëtarët dolën në përfundimin se trajtimi i pacientëve me Covid-19 me ilaçe kortikosterodide zvogëlon rrezikun e vdekjes me 20%.

Analiza e cila bashkoi të gjitha të dhënat nga provat e veçanta të hidrokortizonit, deksametazonit dhe metilprednisolonit , zbuloi se steroidet përmirësojnë shkallën e mbijetesës së pacientëve të infektuar me koronavirus të cilët janë të shtruar në kujdesin intesiv.

Kjo është ekuivalente,  rreth 68% të pacientëve mbijetojnë pas trajtimit me kortikosteroide, krahasuar me 60 % që mbijetojnë në mungesë të kortikosteroide”– thanë studiuesit nën jë deklaratë të dhënë.

Drejtuesja e kujdesit klinik të OBSH-së, Janet Diaz, tha se agjencia kishte azhurnuar këshillat e saj për të përfshirë një “rekomandim të fortë” për përdorimin e steroideve në pacientë me COVID-19 të cilët janë në gjendje kritike për jetën.

Provat tregojnë se nëse jepni kortikosteroide do të ketë 87  vdekje më pak  për 1000 pacientë,” – tha ajo një ngjarje të drejtpërdrejtë për mediat sociale të OBSH-së

Jonathan Sterne, një profesor i statistikave mjekësore dhe epidemiologjisë në Universitetin Bristol të Britanisë i cili punoi për këtë studim,  tha se provat e kryera nga studiuesit në Britani, Brazil, Kanada, Kinë, Francë, Spanjë dhe Shtetet e Bashkuara dhanë një mesazh të qëndrueshëm duke thënë se këto ilaçe janë të dobishme për pacientët e sëmurë rëndë, pavarësisht nga mosha, gjinia ose nga kohëzgjatja e koronavirusit në trupin e tyre.