75 Mall Live Search
22:31 / E Hënë, 22 Prill 2019 / indeksADMonline

Studimi zbulon se kush tradhton më shumë

Një studim i ri ka treguar që ndër faktorët të cilët ndikojnë në tradhti është lloji i punës që kyejmë. “Illicit Encounters”, një faqe web-i e dedikuar për takime të njerëzve të martuar në Britaninë e Madhe ka studiuar 10.000 profile të përdoruesve të saj.

Më shumë tradhëtojnë të vetmuarat dhe amvista. Më konkretisht 20% e femrave kanë pranuar se kanë tradhëtuar kanë thënë se ndiheshin të vetmuara. Po e njëjta përqindje, 20% e “shtëpiakeve” apo amvisave kanë raportuar se e kanë tradhëtuar partnerin.

Përfaqësuesi i “Illicit Encounters”, Christian Grant, ka sqaruar se dëshira e femrës për tradhti, posaçërisht e amvisave, është shprehje e ndjenjës së lënies pas dore.

Femrën tipike e cila bën tradhti nuk e nxitet nga arroganca, egoja dhe pakënaqësia në martesë.

Amvisat shpesh janë të vetmuara në shtëpi dhe kur burri kthehet në shtëpi vonë i lodhur ato ndihen akoma më të lëna pas dore.
Kur është fjala për meshkujt, situata është krejtësisht ndryshe. Meshkujt e pasur dhe inteligjent tradhtojnë për shkak të egos dhe arrogancës.