11:02 / E Martë, 29 Tetor 2019 / indeksADMonline

Studiuesit, një hap më afër vaksinës për trajtimin e tuberkulozit

Një vaksinë e cila mund të “revolucionarizojë” trajtimin e tuberkulozit është zbuluar nga studiuesit.

Shpresohet që vaksina të sigurojë mbrojtje afatgjatë kundër sëmundjes, e cila vret 1.5 milionë njerëz në të gjithë botën çdo vit, njofton Klan Kosova.

Sëmundja e rëndë, ngjitëse, është shkaktuar nga bakteret dhe vaksina aktuale BCG, nuk është shumë e efektshme.

Ndërsa testet fillestare kanë rezultuar të suksesshme, vaksina mbetet akoma disa vjet larg licencimit.

Ekipi i studiuesve, që vjen nga e gjithë bota, zbuloi vaksinën, e cila është e përbërë nga proteina nga bakteret që shkaktojnë një përgjigje imune.

Kjo ndodhi gjatë një samiti global për shëndetin e mushkërive në qytetin jugor indian Hyderabad, të martën.