75 Mall Live Search
08:54 / E Enjte, 22 Shkurt 2024 / L K

Studiuesit zbulojnë gjarpërin më të madh në botë, 8 metra i gjatë, peshon deri në 200 kilogramë (Pamje)

Një ekip kërkimor zbuloi një specie të re gjarpërinjsh në rajonin e Amazonës. Edhe pse duket si anakonda e gjelbër, ky lloj gjarpëri është ndryshe gjenetikisht.

Gjarpëri arrin gjatësinë deri në 8 metra dhe peshon rreth 200 kilogramë.

Këto anakonda, të gjetura në lumenjtë dhe ligatinat e Amerikës së Jugut, janë të njohura për shpejtësinë e tyre rrufe dhe aftësinë për të mbështjellur gjahun deri në asfiksim.

Lloji u gjet gjatë xhirimeve për serialin Disney+ të National Geographic, Pole to Pole, me Will Smith./Indeksonline/