75 Mall Live Search
21:00 / E Enjte, 31 Gusht 2023 / Gj. Sh

Stuga eliminohet nga Conference League, pëson humbje nga Breidablik edhe në ndeshjen e dytë

Skuadra shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Struga nuk ka arritur të kualifikohet në fazën e grupeve të Conference League.

Stuga është eliminuar në play-off, nga skuadra islandeze, Breidablik, me rezultat të përgjithshëm 2-0, shkruan IndeksOnline.

Pas humbjes 1-0 javën e kaluar në Ohër, Struga sonte pësoi humbje me të njëtin rezultat edhe në Islandë.

Golin e fitores për Breidablik e shënoi Viktor Karl Einarsson në minutën e 3-të./IndeksOnline/