16:27 / E Mërkurë, 19 Korrik 2023 / MSH

Stuhi e fuqishme në Kroaci, ndizet alarmi i sigurisë

Stuhi e fuqishme ka përfshirë sot shtetin kroat.

Indeksonline raporton se në Zagreb është duke mbizotëruar mot aspak i mirë, teksa stuhi e shtërngatë kanë goditur qytetin.

Erëra të forta dhe reshje shiu priten të mbizotërojnë gjatë tërë ditës së sotme.

Në Zagreb janë ndezur alarmat e sigurisë, të cilët paralajmërojnë gjëndjen emergjente.

Qytetarëve u është bërë apel që të evitojnë daljet në këto kushte të rënda atmosferike.

Indeksonline ju sjell pamje.