Stuhi e fuqishme në Vrellë të Istogut, pamje nga vendi i ngjarjes

Sot në disa vende të Kosovës ka mbizotëruar mot i ligë. Shi të rrëmbyeshëm pati edhe në fshatin Vrellë të Istogut.
Në pamjet e siguruara shihet se rrugët janë vërshuar nga reshjet e shumta të shiut, raporton Indeksonline.
Edhe fillimi i javës së re do të karakterizohet me mot të paqëndrueshëm ku priten intervale kohore me diell dhe vranësira të shpeshta.

