12:04 / E Enjte, 25 Janar 2018 / indeksADMonline

Stuhi në familjen presidenciale, Melania e Donald Trump drejt ndarjes

Përvjetori i 13-të i martesës së Donald dhe Melania Trump erdhi dhe shkoi pa u përmendur në familjen presidenciale të Amerikës.

Më datë 22 janar cifti kishte përvjetorin e martesës dhe kjo gjë nuk u përmend as nga Melania as nga mediat e saj sociale, përcjell albeu.com

Vitin e kaluar cifti e festoi përvjetorin e tyre me miqtë e tyre ndërsa këtë vit nuk ndodhi e njëjta gjë.

Po ashtu Zonja e Parë ndau cdo gjë në rrjetet sociale nga festa dhe atmosfera.

Marrëdhënia e ciftit Trump nuk ka qenë gjithmonë e akullt si tani.

Për tetë vjetorin e Çiftit të Parë, Trump i dhuroi një unazë diamanti 25 karatësh Melanias.