17:09 / E Diele, 21 Tetor 2018 / indeksADMonline

Stuhi të mëdha në Katar, shqiptari bën një veprim që u bë hit në rrjetet sociale

Katari është përballur me një stuhi të frikshme që ka lënë të bllokuar qindra persona në shtëpi.

Shumë prej tyre u bllokuan edhe në trafik, ndërsa gjesti i një shqiptari atje është duke u bërë viral në rrjet.

Ai është Antan Metaj nga Fieri, i njohur si menaxheri i një biznesi mjaft të njohur picerie në Katar me emrin “Sasso”.

Shqiptari ka shpërndarë rreth 2 mijë pica për të gjithë njerëzit përreth, ndërkohë që të shumtë kanë qenë ata që kanë duartrokitur gjestin e tij.

Në disa media të Katarit, veprimi i tij është cilësuar si “heroik”, ndërsa në rrjetet sociale nuk kanë munguar as postimet nga qytetarë të zakonshëm.

Ata falënderojnë shqiptarin për veprimin e tij.