Stuhia “Ciara” parashihet të arrijë në Shqipëri këtë javë, paralajmërim nga meteorologët

Meteorologu Hakil Osmani, ka folur për ndryshimet e motit dhe ardhjen e stuhisë “Kiara”, në Shqipëri.
Osmani është shprehur se duke filluar nga dita e sotme do të ketë rritje të vlerave maksimale dhe minimale, e përsa i përket mesditës do të kemi një ulje të vlerave në 17-18 gradë C.
Ndërkohë në lidhje me stuhinë “Kiara”, e cila ka prekur ditët e fundit Britaninë e Madhe dhe Francën, meterologu është shprehur se pritet që në vendin tonë kjo stuhi të kalojë këtë javë, të enjten ose të premten, por sipas tij forca do të jetë e ulët, shkruan AbcNews përcjell Klan Kosova.
“Stuhia “Kiara” do të jetë më e dobet se në zonat e tjera dhe duke ardhur drejt Evropës Qendrore do të jetë deri në 60 km në det të hapur. Pritet që gjatë të enjten ose të premten të përfshihemi nga një stuhi e lehtë ku do të kemi dhe prezencë të dukshme vranësisrash, por e premtja do të jetë ajo që do të sjellë reshje shiu dhe borë në zonat malore pasi ardhja e stuhisë “Kiara”, do të ulë vlerën e temperaturave termike”, tha ai.