75 Mall Live Search
19:09 / E Shtunë, 08 Janar 2022 / OSH

Stuhia e borës bllokon rrugët në Pakistan, mbi 22 viktima nga i ftohti pranë një resorti

Të paktën 22 persona humbën jetën, mes të cilëve 10 fëmijë, si pasojë e stuhisë së borës që ka përfshirë Pakistanin dhe që bllokoi mijëra makina në rrugë.

8 nga viktima ishin pjesë e një familje të cilët u bllokuan në mes të rrugës pranë një resorti malor në rajonin e Islamabad.

Sipas policisë, pjesa më e madhe e viktimave ngrinë në makinat e tyre, ndërsa disa të tjerë u asfiksuan si pasojë e kondicionerëve që kishin ndezur ndërsa qëndronin të bllokuar.

Situata më e rënduar u paraqit në zonën turistike të Murree, ku trashësia e borës arriti mbi 1 m dhe që bllokoi qindra turistë.

Ministri i Brendshëm, Rashid bëri me dije se ushtria është dislokuar për të hapur rrugët e bllokuara dhe për t’iu ardhur në ndihmë personave të tjerë.