16:56 / E Hënë, 23 Nëntor 2020 / Blerim

Stuhia “Eta” rikthen SHBA-në pas në kohë, nxjerr në sipërfaqe mbetjet e anijes së vjetër

Stuhia “Eta” që goditi Amerikën qendrore dhe Floridën në fillim të këtij muaji ka nxjerr në breg të detin mbetjet e një anije të vjetër . Mbetjet e anijes u zbuluan nga disa banorë të Foridës Veriore. Ato u panë nga banorët e zonës që më pas lajmëruan autoritetet vendore për mbetjet e saj. Ndërkohë që ekspertët që u morën e studimin e këtyre mbetjeve dolën në përfundimin që anija ishte e vitit 1800.

 “Gjithçka që kemi parë deri më tani i përshtatet kësaj hipoteze; dërrasa druri, lëndë druri, elemente hekuri. Këto duken mjaft të ngjashme me anijet e tjera të viteve 1800 që kemi zbuluar”, u shprehën ekspertët.

Stuha “Eta” e dëmtoi shumë Amrikën qendrore dhe shtetin e Floridës. Ajo shkaktoi shumë përmbytje në të gjithë vijën bregdetare si dhe shumë të lënduar, përpos dëmeve që bëri në shtëpi.