15:43 / E Martë, 21 Janar 2020 / indeksADMonline

Stuhia “Gloria” mbërrin në Francë

Shkolla të mbyllura, rrugë të bllokuara dhe ndërprerje të energjisë.

Stuhia ”Gloria” vazhdon ta godasë edhe sot Spanjën, ku ajo ka shkaktuar vdekjen e tre personave që prej të dielës dhe ka prekur gjithashtu dhe jugun e Francës.

Verilindja e Spanjës ndodhet në gjendje alarmi për shkak të stuhisë që ka shkaktuar reshje të dendura bore, erëra të fuqishme deri në 100 kilometra në orë.

“Në provincën e Gerones në Katalonjë, 220.000 shtëpi mbetën pa energji elektrike për disa orë”, sipas shërbimeve të urgjencës.