75 Mall Live Search
09:13 / E Premte, 24 Janar 2020 / indeksADMonline

13 viktima i shkakton stuhia “Gloria”

Spanja vazhdon të vuajë nga stuhia “Gloria”. Shira të furishëm, dallgë të mëdha dhe erëra që kapnin shpejtësinë deri në 183 km/h kanë goditur një rajon të vendin iberik.

Autoritetet spanjolle bëjnë me dije se numri i të vdekurve nga stuhia ka shkuar në 13, ndërsa 4 rezultojnë të humbur.

Kryeministri Pedro Sanchez bëri një vizitë të enjten te zonat e prekura ku më gjatë u ndal në Mallorca, si vendi më i prekur nga stuhia. Ndërsa sot Qeveria spanjolle do bëjë një mbledhje urgjente.

“Unë mendoj se ajo që është e rëndësishme tani është që të gjithë jemi të bashkuar dhe ne po punojmë krah për krah dhe po bashkëpunojmë”. u ka thënë Sanchez gazetarëve.