75 Mall Live Search
22:54 / E Diele, 15 Shkurt 2026 / F.R

Stuhia godet Portugalinë, përmbytje masive dhe ndërprerje të energjisë elektrike – shkon në 16 numri i viktimave

Stuhitë e njëpasnjëshme kanë përfshirë brigjet e Evropës Perëndimore. Dëmet e shkaktuar janë shumë të mëdha. Shumë vende janë përballur me përmbytje masive, shkatërrime e humbje njerëzore.

Në Portugali numri i viktimave ka shkuar në 16. Ndërsa një çift i moshuar rezultojnë të zhdukur.

Si pasojë e goditjes së stuhisë Portugalia u përballe me ndërprerje të energjisë elektrike, ndërsa mijëra njerëz janë zhvendosur.

Gjithashtu autostrada kryesore që lidh Lisbonën me Porton u mbyll në rajonin e Coimbras për shkak të një rrëshqitje dheu.