Stuhia, në Gjermani, preku edhe familjen e politikanit kosovar

Gjermania është goditur së fundi nga një stuhi e fuqishme e quajtur “Sabine”.
Erëra të fuqishme, breshër e përmbytje pati gjatë orëve të fundit në çdo anë të Gjermanisë.
Por moti i keq që po mbizotëron atje, preku edhe një familje kosovare.
Një nga ta është edhe vëllai i ish-kandidatit për kryetar të Komunës së Drenasit, Xhavit Drenori, transmeton indeksonline.
Drenori publikoi disa fotografi në Facebook, ku tha se stuhia kishte prekur edhe vëllanë e tij të vogël, Avniun.
Postimi i plotë:
“Stuhia #Sabine ne Gjermani ma paska preke pak edhe vellaun e vogel ne Gjermani, Avniun. Shyqyr veq demtim i vetures”, ka shkruar ai.
