75 Mall Live Search
08:28 / E Premte, 06 Tetor 2017 / indeksADMonline

Stuhia vret 22 persona në Amerikën Qendrore

Një stuhi e fuqishme ka vrarë të paktën 22 persona në Kosta Rika, Nikaragua dhe në Honduras.

Vendet e Amerikës Qendrore kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme, ku sipas raporteve të autoriteteve përkatëse, më shumë se 20 njerëz janë të zhdukur.

Në Kosta Rika, gati 400,000 persona janë pa ujë të pijshëm dhe mijëra njerëz janë duke fjetur në strehimore.

Meteorologët thonë se stuhia do të fitojë forcë dhe do të bëhet një stuhi e kategorisë së parë përpara se të arrijë të dielën në bregun jugor të Shteteve të Bashkuara./AktivPress