10:20 / E Mërkurë, 10 Janar 2024 / MSH

Stuhitë e mëdha në ShBA dhe Kanada shkaktojnë të paktën tri viktima

Të paktën tre persona kanë vdekur dhe mbi gjysmë milionë shtëpi janë pa energji elektrike që kur në pjesën lindore të Shteteve të Bashkuara dhe në Kanada ka nisur një stuhi vdekjeprurëse.

Stuhia po karakterizohet me tornado, borë dhe përmbytje.

Në Florida, erërat kanë shkaktuar dëme të jashtëzakonshme, duke përmbysur makina dhe duke rrëzuar shtëpi, raporton BBC.

Mbi 1 mijë e 300 fluturime janë anuluar të martën, transmeton Indeksonline.

Që nga mbrëmja e së martës, më shumë se 630 mijë familje nga Florida e deri në Nju Jork kanë mbetur pa energji elektrike.

Dhjetëra qarqe në Florida kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme.

Viktima e parë u raportua në Alabama, ku një grua 81 vjeçare vdiq pasi një tornado shpërtheu në atë zonë.

Në anën tjetër, dy viktimat tjera janë nga Karolina e Veriut dhe nga Georgia.