75 Mall Live Search
10:47 / E Premte, 17 Shtator 2021 / OSH

Stullaqku i Malishevës zgjedhet Ylli i Javës nga FFK

Federata e Futbollit të Kosovës ka shpallur sulmuesin e Malishevës, Torvioll Stullaqku, si Ylli i Javës, transmeton Indeksonline.

Në javën e katërt të Superligës së Kosovës, sulmuesi i skuadrës që po debuton në elitën e futbollit të Kosovës, ka patur një start mjaft pozitiv këtë edicion dhe kështu puna e tij dhe e ekipit po shpërblehet.

Stullqaku ka shënuar 3 gola për ekipin e tij deri më tani këtë edicion.