75 Mall Live Search
14:36 / E Premte, 23 Gusht 2019 / indeksADMonline

‘Stupcat’ njoftojnë ekipin e filmit nga Turqia me Kompleksin Memorial “Adem Jashari”

Aktorët e grupit humoristik ‘Stupcat’ sot kanë shoqëruar ekipin turk të filmit për në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz, shkruan Indeksonline.

Aktori i këtij grupi Vedat Bajrami së bashku me modelen dhe prezantuesen Arbnora Ademaj si dhe me aktorët turq janë parë duke pozuar pranë bustit të heroit të kombit shqiptarë Adem Jashari në Prekaz të Skenderajt.

Kujtojmë se Prekazi, saktësisht KM “Adem Jashari” është ndër vendet më të vizituara te shqiptarët. /Indeksonline/