10:05 / E Martë, 26 Mars 2019 / indeksADMonline

Stupcat: “Urime Kosovë. A ban me fol?”

Grupi i aktorëve të humorit “Stupcat”, mbrëmë ishin të pranishëm në stadiumin “Fadil Vokrri”, për të përcjellë ng afër ndeshjen e futbollit mes Kosovës dhe Bullgarisë e cila përfundoi me barazim.

Pas ndeshjes ata kanë komentuar lojën e kombëtares, derisa për rezultatë kanë fajësuar porterin e Bullgarisë.

Sipas tyre në stadiumin e Prishtinës nuk fiton dot askush, transmeton Indeksonline.

Madje ata kanë ironizuar me shprehje të ndryshme, derisa kanë falenderuar djemtë e kombëtares për lojën e shkëlqyer që bënë. /Indeksonline/