15:52 / E Hënë, 04 Janar 2021 / A. A

Sturm Grazi i Austrisë bën ofertë për futbollistin e Superligës

Mesfushori i Trepçës ’89, Milot Avdyli mund të largohet drejt Austrisë në afatin kalimtar të janarit.

18 vjeçari ka konfirmuar se dy skuadra kanë bërë ofertë por ende nuk ka asgjë konkrete.

Indeksonline zbulon se Sturm Grazi është interesuar për shërbimet e Avdylit.

Presidenti i Trepçës ’89, Abedin Zeka është poashtu i interesuar ta shesë Avdylin nëse vjen oferta e duhur.

Drejtuesi i ekipit mitrovicas dëshiron përqindje në kartonin e futbollistit kosovar, edhe në transferimet tjera që mund të bëjë në të ardhmen.

/Indeksonline/