Stuttgarti fiton lehtësisht Kupën e Gjermanisë

Skuadra e Stuttgartit ka fituar lehtë ndaj Arminia Bielefeld me shifrat 4:2 në finalen e Kupës së Gjermanisë.
Golat për skuadrën e Stuttgartit i shënuan: Woltermade, Millot (2) dhe Undav, shkruan Indeksonline
Kurse për Bielefeld i shënuan: Kania dhe Vagnoman (autogol).
Me këtë fitore, Stuttgarti shpallet kampion në Kupën e Gjermanisë për sezonin 2024/25.
Kujtojmë që Bielefeld kishte eliminuar skuadra si: Hannover, Union Berlin, Freiburg dhe Werder Bremen./Indeksonline/