S’u ftua nga Challandes, por mesazhi i Bernard Berishës është i madh

Bernard Berisha nuk do të jetë pjesë e Kosovës për tri ndeshjet e radhës të Kosovës.
Kur kanë mbetur dy orë para ndeshjes me Gjeorgjinë, Berisha ka dhënë një mesazh për Kosovën.
“Ju prift e mbara, Zoti ju ndihmoftë. Forca Kosova” shkruan Bernardi në mesazhin inkurajues.
Challandes para ndeshjes ka thënë se Berisha nuk është ftuar sepse do garancë.
Këtë gjë e ka mohur futbollisti i Terek Groznit në Rusi. Berisha ka thënë se vetëm Zotit i përulet dhe askujt tjetër./Indeksonline/
