22:14 / E Mërkurë, 20 Shtator 2023 / Gj. Sh

Suad Keçi merr drejtimin e skuadrës nga Liga e Parë

Ish-futbollisti i njohur kosovar, Suad Keçi, është zyrtarizuar si trajner i skuadrës nga Liga e Parë, Fc Vushtrria.

Klubi nga Vushtrria shpreson që nën drejtimin e Keçit të këndellet ekipi dhe të arrijnë objektivat e sezonit, shkruan IndeksOnline.

Njoftimi i klubit:

FC Vushtrria njofton se ka arritur marrëveshje me Suad Keçin për kryetrajner të ekipes sonë!

Me trenerin i mirënjohur kosovar shpresojmë ne një këndellje të ekipës dhe urojmë për ditë sa më të mira për klubin tonë

Mirë se vjen Suad!

Na priftë e mbara!

/IndeksOnline/