Suada Jashari vazhdon me KFV Prishtina në Superligë!

KFV Prishtina ka konfirmuar se trajnerja Suada Jashari do të vazhdojë të udhëheq ekipin edhe në sezonin 2025/26, pas inkuadrimit historik në Superligën e Kosovës.
Ajo mbetet e vetmja kryetrajnere në vend, duke udhëhequr jo vetëm një ekip futbolli, por një lëvizje për barazi dhe fuqizim të vajzave në sport.
KOMUNIKATA E PLOTË:
NJOFTIM ZYRTAR!
KFV PRISHTINA DREJT SUPERLIGËS ME SUPERTRAJNEREN SUADA JASHARI!
Me shumë krenari ju njoftojmë se Suada Jashari do të vazhdojë drejtimin e ekipit tonë edhe për sezonin 2025/26!
Pas një sezoni historik ku arritëm inkuadrimin në Superligën e Kosovës, klubi ynë konfirmon vazhdimësinë e bashkëpunimit me trajneren që me punë dhe pasion ka ndërtuar një ekip frymëzues dhe luftarak.
Suada është më shumë se një trajnere, ajo është forcë, vizion dhe inspirim për çdo vajzë që beson në vetvete dhe në fuqinë e sportit.
KFV Prishtina mbetet ekipi i vetëm në vend që drejtohet nga një kryetrajnere, dhe këtë e shohim si një mision për të fuqizuar vajzat në sport dhe përtej tij. Me Suadën në krye, ne nuk jemi vetëm një ekip, jemi një lëvizje për barazi, lidership dhe suksese të merituara!
Ky sezon i ri është një ftesë për të gjitha vajzat që ëndërrojnë: ejani, stërvituni, guxoni dhe bëhuni pjesë e kësaj rruge historike!