Suarez drejt largimit nga Inter Miami, pritet të kthehet te ish-skuadra e tij
Luis Suarez me gjasë do të jetë largimi i radhës te Inter Miami.
Uruguajani, i cili ishte një nga figurat kryesore të skuadrës rozë, pritet që të largohet pasi që nuk do të vazhdojë kontratën e tij.
Sipas raportimeve të mediave botërore, Suarez me gjasë do të rikthehet në vendlindje, më saktësisht te ish-skuadra e tij Nacional.
“El Pistolero”, kishte një sezon spektakolar, ku i cili u shpall edhe kampion i MLS për vitin 2025.
Ai po ashtu shënoi 10 gola në 32 paraqitje për kampionët e rinj të SHBA-së./IndeksOnline/

