Suarez flet për largimin nga Barça: Nuk e di nëse do luaj me Messin!

Sulmuesi i Atletico Madridit, Luis Suarez, ka folur mbrëmë për “Onda Cero”.
Suarezi gjatë kësaj interviste tregoi arsyen pse u largua nga Barça, transmeton IndeksOnline.
“Pasi Barcelona nuk llogariti tek unë, ne filluam bisedimet me Atleticosin”, ka thënë Suarezi.
Ai shtoi se gjatë kësaj kohe ka qenë një moment tejet i vështirë.

“Ishte vendim i trajnerit në marrëveshje me bordin. Shumë njerëz në Barcelonë, si Lionel Messi, menduan se ishte çmenduri”, shtoi sulmuesi uruguaian.
Ish-lojtari i Liverpoolit foli po ashtu edhe për mundësinë të luajë sërish me Lionel Messin.
“Ne jemi shokë të ngushë, jemi miq shumë të mirë larg futbollit. Por më duket se nuk do të luajmë më së bashku. Nuk e besoj”, përfundoi Suarezi.
Në 20 ndeshjet e para te Atletico, Suarez shënoi 14 gola dhe bëri 2 asistime./IndeksOnline/