75 Mall Live Search
21:30 / E Martë, 21 Shtator 2021 / C E

Suarez i frikshëm, ia sjell fitoren Atleticos

Atletico Madrid ka shënuar fitore të vështirë në udhëtim te Getafe.

Skuadra e Diego Simeones ka fituar me rezultat 1-2 në ndeshjen e javës së gjashtë të La Ligas.

Getafe kaloi e para në epërsi me golin e shënuar nga Mitrovic në fund të pjesës së parë.

Suarez doli në skenë në 15 minutat e fundit të ndeshjes.

Ish-sulmuesi i Barcelonës realizoi dy gola në minutën e 78-të dhe 90+1.

Me këtë fitore, Atletico kryeson tabelën me 14 pikë, një më shumë se Reali por me një ndeshje më shumë. /IndeksOnline/