Suarez jashtë fushave të blerta për katër muaj

Lëndimi që Luis Suarez e pësoi në ndeshjen e Superkupës së Spanjës ndaj Atletico Madridit po del të jetë më i “frikshëm” sesa pritej.
Sipas Mundo Deportivo, uruguaiani do të mbetet jashtë për katër muaj dhe do t’i mungojë Barcelonës në pjesën më të rëndësishme të sezonit, shkruan Indeksonline.
Ai do ta humb ndeshjen me Napolin, e madje edhe “El Clasicon” me Real Madridin./Indeksonline/