Suarezi u kthehet bankave shkollore, javën tjetër ka një test që do ia ndryshojë të ardhmen

Futbollisti i Juventus, Gonzalo Higuain, është duke u larguar nga Serie A në drejtim të Ligës Amerikane.
Duke e parë këtë, Juventusi është vënë pas një sulmuesi “9-sh”, transmeton Indeksonline.
Mediat botërore shkruajnë se “Zonja e vjetër” ka arritur marrëveshje personale me futbollistin e Barcelonës, Luis Suarez.
Por, pengesë është pasaporta italiane, të cilën nuk e posedon Suarezi.
Për ta marrë pasaportën italiane, sulmuesi uruguaian duhet të hyjë në testin e gjuhës javën tjetër.
Siç mëson “Mundo Deportivo”, Suarezi është duke mësuar për testin që e ka të ejten e ardhshme. Ai do të mbahet në qytetin e Perugias.
Nëse e kalon këtë test, atëherë ai mund të quhet futbollist i Juventusit./Indeksonline/