10:18 / E Martë, 07 Maj 2019 / indeksADMonline

Suarez: Kënaqësi të kthehem në vendin që më ofroi shumë dashuri

Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez është riktheher për herë të parë pas 5 vitesh në stadiumin Anfield.

Uruguajani nëpërmjet rrjeteve sociale ka shprehur kënaqësinë e tij dhe ka falënderuar tifozët për dashurinë dhe mbështetjen.

“Është gjithmonë kënaqësi të rikthehem në këtë vend që më ka ofruar shumë dashuri. Gjithmonë do të jem falënderues për këtë. I gatshëm të bëj punën time dhe të arrijë ëndrrat” shkruan Suarez.