75 Mall Live Search
19:11 / E Enjte, 27 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Suarez, Koke dhe Griezmann të pranishëm në dasmën e Godin

Në Jacksonvile, afër Montevideo në uruguai, Diego Godin është martuar me vajzën e ish-futbollistit, Jose ”Pepe” Herrera, Sofia Herrera.

Të dy janë uruguaianë, por jetojnë në Madrid.

Mbrojtësi i Atletico Madridit ka pasur një listë speciale te të ftuarit e dasmës, transmeton IndeksOnline.

Disa nga bashkëlojtarët e tij si Antoine Griezmann, Juanfran Torres dhe Koke ishin të pranishëm.

Por, përveç tyre, Godin kishte ftuar edhe bashkëlojtarët e tij te Kombëtarja, Luis Suarez dhe Edinson Cavani.

Ishte një ceremoni katolike. Çifti arriti në kishë me një veturë klasike të shekullit të 19-të./IndeksOnline/