Suarez konfirmon klubin e ri ku do ta vazhdoj karrierën

Luis Suarez tashmë ka vendosur se në cilin klub do ta vazhdojë karrierën si futbollist.
“El Pistolero” ka bërë të ditur se në sezonin e ri do ta vesh fanellën e klubit Nacional nga Uruguai, klub ky ku e nisi karrierën si futbollist, transmeton IndeksOnline.

“Ishte e pamundur të refuzoja mundësinë e rikthimit te Nacional. Kam një marrëveshje paraprake me klubin dhe në orët në vijim do të vendosim detajet përfundimtare”, ka thënë Suarez.
Këtë deklaratë uruguaiani e bëri publike në faqet zyrtare të rrjeteve sociale.
Suarez ka pasur një karrierë mbreslënëse në evropë, ku ka shkelqyer në të gjitha klubet që ka luajtur.
Ai kishte veshur fanellen e Ajaxit, Liverpulit, Barcelonës dhe së fundi të Atletiko Madridit./IndeksOnline/