08:41 / E Premte, 02 Shkurt 2018 / indeksADMonline

“Suarez më quajti ndyrësirë , unë i thashë je 9-shi më i mirë në botë”

Gabriel Paulista, qendërmbrojtësi i Valencias, foli për mikrofonat e ‘Goal’ pas ndeshjës së Kupës, ku skuadra e tij u mposht në Camp Nou kundër Barcelonës me rezultat 1-0.

“Në Camp Nou duhej të luanim kundër gjyqtarit dhe kundër Barcelonës” , ishin fjalët e para të Paulistas.

Luis Suarez? “Këto gjëra ndodhin në fushën e lojës, ai më tha se jam një m*… , ndërsa unë i thash se ai është sulmuesi 9 më i mirë në botë.

Analiza e ndeshjës? “Ne e dimë se është shumë e vështirë të luash kundër skuadrës më të mirë në botë, luajtëm mirë në mbrojtje, tani duhet të shohim se çfarë kemi bërë mirë dhe gabim, për t’u përmirësuar në ndeshjën e ardhshme” /IndeksOnline/