17:57 / E Diele, 27 Shtator 2020 / indeksADMonline

Suarez me super debutim për Atleticon, dy gola dhe asist për 20 minuta lojë

Luis Suarez ka debutuar me fanellën e Atletico Madrid në fitoren 6-1 ndaj Granadës në ndeshjen e xhiros së tretë të La Ligas.

Ish-sulmuesi i Barcelonës, për 20 minuta lojë ka shënuar dy gola dhe ka asistuar te një tjetër për të treguar klasin e tij.

Golat tjerë për madrilenët i shënuan Costa, Correa, Felix dhe Llorente.

Golin e vetëm për Granadën e ka shënuar Molina në fund të ndeshjes.

Këto janë pikët e para të Atleticos pasi që në dy javët e para ka pushuar. /IndeksOnline/