Suarez: Messi tek Atletico? Ka vetëm një skenar për t’i thënë të vije!

Luis Suarez dhe Leo Messi kanë pasur një lidhje të fortë te Barcelona dhe vazhdojnë të ruajnë kontaktet. Sy sulmuesit flasin për shumë gjëra mes tyre, sikurse edhe shprehet në intervistën që uruguaiani ka dhënë për “AS”.
“Vazhdojmë të flasim shpesh, por flasim për jetën, për atë që ndodh ditët e sotme. Kemi një marrëdhënie të mirë dhe nuk flasim vetëm për futboll. Përpiqemi të mbështesim njëri-tjetrin për çështje personale dhe emocionale”, tregon Suarez.
I ngacmuar nëse do tentonte ta bindte Messin të bashkohej me të tek Atletico Madrid, goleadori shprehet: “Leo është mjaft i pjekur për të marrë vendimet që duhet të marrë. Unë kurrë nuk do t’i kërkoj diçka, përkundrazi.
Gjithmonë do i mbështes zgjedhjet që do të bëjë, për sa kohë ai është i lumtur. Nëse në ndonjë moment mund të paraqitet si mundësi, sigurisht që do t’i them sa i mrekullueshëm është ky klub. Por vetëm nëse ndodh kështu, pasi mendoj se ai duhet të marrë vendimin më të mirë për veten e tij”.