Suarez nënshkruan kontratë me Inter Miamin, bashkohet me Messin, Busquets dhe Alba

Luis Suarez është futbollist i ri i Inter Miamit.
Sipas gazetarit Fabrizio Romano, sulmuesi uruguaian tashmë ka nënshkruar kontratë me skuadrën amerikane dhe zyratrizimi do të bëhet shumë shpejtë, shkruan IndeksOnline.
Ai ka nënshkruar kontratë një vjeçare, me mundësi vazhdimi deri në vitin 2025.
Suarez do të bashkohet me ish-shokët e tij te Barcelona, Lionel Messin, Sergio Busquets dhe Jordi Alba./IndeksOnline/